Çka është SaaS (Software as a Service)?

SaaS është një model modern i shpërndarjes së softuerit, ku aplikacionet ofrohen përmes internetit nga një ofrues i jashtëm, pa pasur nevojë për instalim lokal apo mirëmbajtje nga përdoruesi. Në vend që ta blesh softuerin dhe ta instalosh në pajisjet e tua, thjesht abonohesh dhe e përdor përmes një shfletuesi web.


Karakteristikat kryesore të SaaS:

Qasje nga çdo pajisje me internet (PC, tablet, smartphone)

Përdorim me abonim – zakonisht mujore ose vjetore

Azhurnime automatike pa ndërhyrje nga përdoruesi

Skalueshmëri e lartë – përshtatet lehtë me nevojat e biznesit

Integrim me API për lidhje me sisteme të tjera


Si funksionon?

Ofruesi i SaaS menaxhon:

Infrastruktura (serverë, rrjet, siguri)

Aplikacionin dhe të dhënat

Backup dhe rikuperim

Azhurnimet dhe përmirësimet

Përdoruesit thjesht lidhen përmes internetit dhe përdorin softuerin pa pasur nevojë për instalim apo mirëmbajtje lokale.